Roma fiton derbin ndaj Lazios, ndeshje për t’u harruar për Strakoshën (VIDEO)

Roma fiton derbin e kryeqytetit italian ndaj Lazios, duke kaluar momentin e vështirë të javëve të fundit. Skuadra e Di Francescos ka triumfuar 3-1 ndaj bardhekaltërve, në një duel që dhuroi shumë emocione.

Nga minuta e parë në fushën e lojës ishte edhe portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, i cili u bë protagonist në fundin e pjesës së parë me një dalje të gabuar, duke i dhënë mundësinë Pellegrinit që të shënonte me thembër. Reagimi i Lazios erdhi në pjesën e dytë me Immobiles, i cili përfitoi nga një gafë e Fazios në minutën e 67-të, teksa mposhti më pas me lehtësi portierin Olsen.

Roma ndërkohë hidhet në sulm, teksa në minutën e 71-të, Kolarov shënoi nj gol fantastik nga një goditje dënimi, teksa për Strakoshën, gjuajtja e tij ishte një bombë. Në minutat e fundit kishte kohë edhe për Fazion për të korrigjuar gafën e tij, për të shënuar golin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e 5-të me 11 pikë, 1 më pak se bardhekaltrit. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?