Roma fiton me vuajtje ndaj Cremoneses, dmëtohet rëndë Zaniolo (VIDEO)
Roma vijon rrugëtimin perfekt në fillimin e sezonit në Seria A, duke marrë një fitore minimale 1-0 në javën e dytë kundër Cremonese. Skuadra e Mourinhos vuajti shumë përballë ekipit modest, ndërkohë që humbi dhe Zaniolon në pjesën e parë pas një dëmtimi të rëndë në shpatull.
Në fraksionin e dytë, do të vinte dhe goli i vetëm i ndeshjes. Në minutën e 65-të, Smalling ishte në vendin dhe në kohën e duhur me kokë, duke shënuar për ekipin e tij. Cremonese nga ana tjetër më pas reagoi mjaft mirë duke ju afruar në disa raste golit të barazimit.
Roma ndërkohë u mbrojt mirë deri në fund duke marrë 3 pikët që e mbajnë në vendet e para me pikë të plota me Napolin dhe Interin. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

