FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma fiton ndaj Spal dhe ngjitet në vendin e katërt të renditjes (VIDEO)

Roma ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj SPAL në shifrat 3-1. Verdhekuqtë vuajtën jo pak ndaj skuadrës së Etrit Berishës. Madje do të ishin miqtë që do të kalonin të parët në avantazh me Petagna-n nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.

Roma gjeti golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë me Pellegrinin, që u ndihmua nga një devijim i një mbrojtësi. Më pas në minutën e 66-të, Roma fitoi një penallti pas një faulli ndaj Dzekos, teksa Perotti nuk fali nga pika e bardhë.

Në fundin e ndeshjes Mkhitaryan shënoi emrin në listën e shënuesve në minutën e 83-të. Roma ngjitet në vendin e katërt me këtë fitore me 32 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?