Roma-Inter dhurojnë spektakël, por në “Olimpico” nuk ka fitues (VIDEO)
Roma dhe Inter dhurojnë gola dhe spektakël në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Olimpico”. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, teksa zikaltrit u gjendën dy herë në avantazh, por nuk mundën që ta ruanin.
Keita shënoi fillimisht për Interin në minutën e 37-të pas një asisti të D’ambrosios, duke shtyrë topin me rrjetë me një goditje me gju. Reagimi i Romës vjen në fillimin e pjesës së dytë, teksa turku Cengizs Under shënoi një super gol pas një goditje të fortë nga distanca që la të shtangur portierin Handanovic.
Interi ndërkohë në minutën e 66-të kaloi sërish në avantazh me Mauro Icardin, i cili realizoi pas një goditje me kokë, e cila u ndal në trekëndëshin e portës.
Roma disa minuta më pas fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Brozovic. Kolarov nga pika e bardhë goditi shumë saktë duke mposhtur për herë të dytë Handanovic. Pas këtij barazimi Interi ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 29 pikë, 11 më pak se Juventusi kryesues. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

