FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma kërkon mbrojtësin shqiptar për të zëvendësuar Spinazzolan-n

Spinazzola pritet të mungojë për gjysmën e sezonit te skuadra e Romës ndaj dhe Jose Mourinho është në kërkim të një tjetër mbrojtësi për krahun e majtë. Verdhekuqtë kanë piketuar Azgjan Aliovskin si emrin më të mundshëm që mund të zëvendësojë mbrojtësin italian.

Futbollisti me origjinë shqiptare sipas “Il Tempo” shihet si afrimi më i mirë, duke marrë në konsideratë faktin që është një futbollist i lirë që nga 1 qershori.

Për Aliovskin ka interesim edhe nga Milan dhe Napoli, ndaj dhe verdhekuqtë nuk duhet të humbasin kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin 29-vjeçar. Sezonin e kaluar ai shënoi 2 gola dhe dha 3 asistë në 36 ndeshje aktivizim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?