Roma shkatërron Veronën dhe i merr vendin e tretë Juves (VIDEO)
Roma vijon ecurinë e rezultateve pozitive në Seria A edhe pa Dzekon. Skuadra e Fonseca-s fitoi 3-1 ndaj Veronës. Kryeqytetasit në fakt e zgjidhën ndeshjen në harkun e 9 minutave në mesin e pjesës së parë.
Fillimish Mancini dhe Mkhitaryan shënuan dy gola për dy minuta, ndërkohë që Mayoral i dha qetësinë e nevojshme verdhekuqve për pjesën e mbetur të sfidës.
Goli i Colley kishte vlera sa për statistika. Roma renditet në vendin e tretë me 40 pikë, 1 më shumë se Juventusi. Rivali që do të sfidojë fundjavën e ardhshme. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

