Roma tjetër hap fals në kampionat, barazon edhe ndaj Chievos (VIDEO)
Roma zhgënjen sërish në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një rezultat 2-2 në shtëpi ndaj vendit të fundit në renditje, Chievo. Ndeshja në fakt nisi mjaft mirë për verdhëkuqtë, që gjeti dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë.
Skuadra e Di Francesco kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash lojë me Stephan El Shaarawy-in dhe kanë dyfishuar me Cristante 20 minutë më vonë. Chievo nuk u dorëzua dhe në minutën e 52-të gjeti golin që ka ngushtuar diferencat në 2-1, i shënuar nga Birsa. Befasia për vendasit ka ardhur shtatë minuta para fundit të takimit, me Stepinski që ka kapur të papërgatitur mbrojtjen dhe ka fiksuar shifrat në 2-2.
Roma mbetet në vendin e 7-të,me 5 pikë, 4 më pak se Juventusi.
KOHA JONË SONDAZH

