FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma turpërohet nga Bologna, Lazio bën detyrën ndaj Genoas (VIDEO)

Roma vazhdon të zhgënjejë në këtë fillim sezoni. Verdhekuqtë kanë pësuar një tjetër humbje ndaj Bolognës 0-2, e cila është e dyta në 5 javët e para. Vendasit arritën që të gjenin golin e avantazhit me Mattiellon në minutën e 36-të, ndërkohë që në fraksionin e dytë dyfishuan avantazhin me Santander. Tjetër zhgënjim i madh për ekipin e Di Francescos që mbetet në kuotën e 5 pikëve.

E kundërta ndodh me Lazion, që mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mundur 3-1 në shtëpi Genoan. Caicedo hapi serinë e golave në minutën e 5-të, ndërkohë që Immboile në të 23-tën shënoi golin e dytë. Piatek ngushtoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, por Milinkovic-Savic shënoi menjëherë golin e tretë. 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt, Immobile realizoi golin e dytë personal. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?