FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Romagnoli dhe Pogba, Juventus bën gati dy goditje të mëdha në verë

Pas largimit të Merih Demiral dhe Cristian Romero, në shtëpinë e Juves kanë nisur punën për të gjetur një mbrojtës në merkaton e janarit. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po monitorojnë me kujdes situatën e Alessio Ramagnoli, i cili po heziton për rinovimin e kontratës me Milanin.

Në të njëjtën kohë, Juve po monitoron me kujdes edhe situatën që po kalon Paul Pogba. Nga Anglia vijojnë të insistojnë se Pogba do të largohet nga Manchester United, në fund të sezonit është e sigurt, por “Djajtë e Kuq” kanë vendosur ta nxjerrin në shitje që në merkaton e janarit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juve po punon të bind lojtarin që të rikthehet në Torino në fund të sezonit, pra të transferohet falas. Në çdo rast paga e tij është një pengesë jo e vogël pasi përfiton 14 milionë euro në sezon, plus bonuse. Pogba është i gatshëm të ul pagën e tij me 3 milionë euro, po sigurisht kusht mbetet prezenca në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?