FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo apo Schick? UEFA sqaron kush qëndron në vendin e parë si golashënues

Schick shënoi golin e tij të pestë në Euro 2020 në ndeshjen e fundit të Republikës së tij Çeke, të eliminuar në çerekfinale kundër Danimarkës. Ish sulmuesi i Romës ka arritur kështu vendin e parë të shënuesve më të mirë bashkë me Cristiano Ronaldo i cili edhe ai është ndalur në kuotën e pesë golave.

UEFA e ka bërë të qartë se kush do të fitojë këpucën e artë në këtë rast. Nëse do të ketë barazim golash, konsiderohen asistet vendimtare dhe momentalisht krye-golashënuesi i Kampionatit Europian është Ronaldo pasi ka 5 gola por edhe një asist, ku për CR7 llogaritet asistimi i dhënë për Diogo Jotan kundër Gjermanisë.

Zyrtarisht ende nuk ka mbarua asgjë pasi mund të ketë ende rrezik për Ronaldon pasi janë Harry Kane, Sterling, Dolberg me 3 gola dhe që kanë shanse ende për të shënuar. Ndërkohë edhe Insigne, Locatelli, Immobile me dy gola te Italia dhe Ferran Torres, Morata e Sarabia te Spanja me dy të tillë kanë shanse teorike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?