FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo dhe Georgina shkelin rregullat e Covidit, përfundojnë nën hetim

Një ditëlindje që rrezikon të përfundojë keq, të paktën me një gjobë që do të konsiderohej e majme për pjesën më të madhe të njerëzve, por jo për Cristiano Ronaldon.

“Ylli” Portugez, duke përfituar nga mosgrumbullimi për ndeshjen ndaj SPAL-it, e fituar nga Juventusi (në Kupën e Italisë), duket se ka festuar ditëlindjen e së dashurës e tij Georgina Rodriguez, në Courmayeur, vend turistik në Luginën e Aostas, sikurse dëshmohet edhe nga një video e hedhur në rrjetet socialë e cila u fshi më vonë.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga fakti që udhëtimet në Itali nga njëri rajon në tjetrin janë të ndaluara për shkak të pandemisë së Koronavirusit (nëse ndodhesh në një rajon portokalli, siç është Piemonte). Karabinierët e Aostas po kryejnë hetime për rastin e udhëtimit të pretenduar në Courmayeur e zbardhur nga bora të Cristiano Ronaldos dhe partneres së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?