Ronaldo dhe Messi kanë vetëm një mundësi për të rifituar “Topin e Artë”

Luka Modric ka fituar “Topin e Artë” dukshëm i shkëputur nga Cristiano Ronaldo. Në vitet e fundit jemi mësuar që të merren parasysh Champions League dhe Kupa e Botës, ndërkohë që në këtë mes duket se është penalizuar Antonie Griezmann, i cili u shpall kampin Bote duke qenë protagonist, ndërkohë që fitoi dhe Europa League me Atletico Madrid.

Duke filluar që nga viti 2006 kur ky çmim u fitua nga Fabio Cannavaro, ishte hera e fundit që “Topi i Artë” nuk shkonte te një sulmues (kishte ndodhi vetëm në vitin 1956). Në atë kohë ai kishte fituar Kupën e Botës me Italinë ndaj Francës dhe duke qenë një ndër më të mirët në këtë repart, duke u ndihmuar dhe nga forma e shkëlqyer e Buffon. Në Botëror vendimtare nuk ishte fakti se Griezmmann triumfoi në finale ndaj Modric, ashtu si në fakt bëri Iniesta në vitin 2010, por më pas u mund nga Lionel Messi. E njëjta gjë nuk ndodhi as në vitin 2014, kur Ronaldo mposhti futbollistët e Gjermanisë duke marrë çmimin e “France Football”.

Në të kaluarën për të gjetur një fitues të “Topit të Artë” që nuk ka fituar nuk është përcaktuar nga Kupa e Botës, ka qenë viti 1994, kur Stoichkov ndihmoi Milanin për të fituar Kupën e Kampionëve ndaj Barcelonës, duke befasuar Baggion dhe Maldinin në fitimin e këtij trofeu individual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sezon ndërkohë do të jetë më i thjeshtë për t’u gjetur fituesi. Nëse marrim një hipotezë të thjeshtë: Ronaldo duhet të fitojë tripletën me Juventusin, ose qoftë Championsin me kampionatin për ta fituar, pasi Kupa e Italisë konsiderohet si një kompeticion që nuk ka shumë ndikim. Ylli portugez ka qenë përcaktues edhe në sezonin e kaluar në Champions League, por avantazhi i Modric ishte fakti se shkoi deri në finale. Nëse një prej Ronaldo ose Messi fiton Ligën e Kampionëve, do të jetë thuajse e pamundur që ndonjë futbollistë tjetër të arrijë të fitojë sërish “Topin e Artë”. Derisa ata të dy të luajnë ky mision duket i vështirë, pasi dhe vetë Modric e pranoi në trofeun që mori nga “France Football”, se ata janë nga një tjetër planet. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?