Ronaldo “dridh” Napolin, portugezi i frikshëm në ndeshjet e mëdha

Sot në stadiumin “Allianz”, në orën18:00, do të luhet kryendeshja e javës së 7-të të Seria A mes Juventusit dhe Napolit. Statistikat e Cristiano Ronaldosë duelet e mëdha janë të jashtëzakonshme.

Duke parë në pesë sezonet e kaluara, kur ka luajtur te Real Madridi, dhe duke marrë parasysh përplasjet direkte me Barcelonën apo Atletico Madrid në La Liga, të gjithë Champions-it, nga ndeshjet në fazat eliminuese, raundi i dytë e këtej, totali kap shifra të tilla: 53 gola në 65 ndeshje për CR7, me një mesatare prej 0.81 gola për lojë.

Duke analizuar sfidat individuale në 22 paraqitje kundër Atletico Madrid, Ronaldo ka shënuar 13 gola (1 gol në çdo 142 minuta lojë), ndërsa në 11 “Clasicos”, ai e ka dënuar Barcelonën 6 herë (1 gol në çdo 147 minuta lojë). Këto numra të CR7 në sfidat e drejtpërdrejta me rivalët kryesorë nuk mund të mos e shqetësojnë Napolin, aq më tepër tani, në momentin e shkëputjes me 3 pikë nga bardhezinjtë, në renditjen e Seria A.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?