Ronaldo e ka punën pisk, publikohet skandali që mund t’i kushtojë shumë

Kristiano Ronaldo nuk po zë qetësi në jetën e tij personale. Sulmuesi i Juventusit është përfshirë në një skandal seksual që daton para 10 viteve.

Lojtari më i mirë në botë akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në vitin 2009 dhe deri tani gjithçka është mbajtur e fshehtë.

Lajmin e ka bërë publik gjermania “DER SPEIGEL”, ku është rrëfyer edhe 34-vjeçarja Kathryn Mayorga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mayorga ka thënë se Ronaldo e ka dhunuar atë në Las Vegas në vitin 2009 dhe më vonë i ka dhënë asaj 375 mijë dollarë në mënyrë që ajo të heshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Ronaldo i ka mohuar akuzimet duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë pjesë e një dëshire të përbashkët.

Megjithatë avokati i Mayorgas ka thënë se posedon disa pjesë të dokumenteve, të cilat tregojnë se si është shprehur Ronaldo pas asaj nate duke konfirmuar përdhunimin e Mayorgas që ishte 25 vjeç në atë periudhë.

Telshet kanë filluar dhe duhet të shohim se çfarë fundi do kenë kësaj here…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?