Ronaldo e thotë hapur: Dua Vinicius Jr nga skuadra e Realit
Vinicius Jr. mund të largohet gjatë verës së ardhshme nga skuadra e Real Madridit. Sulmuesi i ri i madrilenëve, mund të huazohet te klubi i Valladolidit për të fituar më tepër përvojë si lojtar. Pronari i skuadrës spanjolle, Ronaldo ka thënë se po synon që ta sjellë talentin brazilian.
Madje, ish-futbollisti i Los Blancos ka pohuar të ketë biseduar me presidentin e kampionit evropian, Florentino Perez.
“E kam pyetur Perezin nëse mund ta kemi atë, por duket se mund të jetë e vështirë. Nuk i kemi paratë për një marrëveshje të përhershme, por sigurisht se do të doja ta shihja Viniciusin te Valladolidi”, ka thënë Ronaldo.
Ky i fundit, kujtojmë se në shtator kishte blerë 51 për qind të aksioneve te klubit spanjoll. 18-vjeçari deri më tani ka luajtur vetëm në 4 ndeshje për Realin dhe ka shënuar një gol.
KOHA JONË SONDAZH

