FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo “furnizon” me para Juven, ja sa arkëtuan bardhezinjtë nga debutimi në shtëpi i CR7

Cristiano Ronaldo nuk po shënon gola, por nga ana tjetër po prodhon para. CR7 nuk shënoi në takimin e parë me Chievon, të njëjtën gjë bëri dhe në javën e dytë të kampionatit italian, por të ardhurat për klubin e Juventusit janë rritur ndjeshëm nga arkëtimet e tifozëve.

Në ndeshjen e parë që bardhezinjtë luajtën në shtëpinë e tyre për këtë sezon, ndaj Lazios, gjendeshin plot 40 mijë e 173 tifozë në stadium, dhe u arkëtuan 2.7 milionë euro.

Një vit më parë, në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Cagliari, bëhej fjalë për një shifër të arkëtuar, rreth 900 mijë euro më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm me Cristiano Ronaldon në fushë, Juventusi ka fituar 48% më shumë, vetëm në ndeshjen e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?