FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo i del në mbrojtje të fejuarës, padit televizionin italian

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, së fundmi kanë qenë në qendër të mediave pas disa fotove të publikuar nga mediat. Ylli portugez ndërkohë ka vendosur që t’i ndjekë me hapa ligjorë ankesat e tij ndaj mediave.

Në programin “Save me” në Mediaset, thuhej se Georgina ka harruar familjen e saj, që nga koha kur ka filluar që të dalë me Ronaldon, në veçanti me gjyshen dhe babanë e saj, të cilët janë shumë sëmurë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, Cristiano Ronaldo ka hedhur në gjyq median ku kërkon përgënjeshtrimin e lajmit, por gjithashtu edhe ndërprerjen e investigimeve për familjen e të dashurës së tij, pasi mësohet se TV kishte të “thellohej” më shumë seç duhet në këtë temë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?