FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo i pakënaqur me pankinën, i vendos kushte trajnerit Solskjaer

Cristiano Ronaldon ka dëshirë për të qenë gjithmonë në fushë, për të shënuar sa më shumë gola dhe vendosur sa më shumë rekorde. Pikërisht për këtë arsye, pankina ndaj Evertonit dy javë më parë, ka mërzitur jo pak yllin portugez dhe sipas burimeve pranë “djajve të kuq”.

CR7 ka pasur një takim sqarues me trajnerin Solskjaer, të cilit i ka bërë të ditur se dëshiron të luajë titullar të gjithë ndeshjet deri në ndërprerjen e radhës të kampionatit.

Solskjaer vendosi ta lërë pushim për të mos e konsumuar, megjithatë mediat britanike shtojnë se Ronaldo i ka bërë të qartë trajnerit norvegjez se dëshiron të luajë nga fillimi dhe se do të jetë vetë ai që do të vendosë kur do të bëjë pushim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ylli portugez ka shtuar se është rikthyer në “Old Trafford” për të fituar trofe dhe i ka kërkuar trajnerit norvegjez që nëse është mundësia, të fusë gjithmonë më të mirët në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?