Ronaldo kërkon të thyejë rekordin e legjendës së Realit në Champions

Cristiano Ronaldo sonte në mbrëmje do të debutojë me fanellën e Juventusit edhe në Ligën e Kampionëve, teka në “Mestala” do të sfidojë Vlencian. Futbollisti portugez është një nga flamujt e kompeticionit më të rëndësishëm. Numrat e tij e pasqyrojnë këtë (ai ka luajtur 153 ndeshje dhe ka shënuar 120 gola në këtë kompeticion). Sot, ai debuton me Juventusin në këtë garë. Më e preferuara e tij, që e ndjen më shumë.

Ronaldo ka fituar tri edicionet e fundit me fanellën e Real Madridit, ka edhe një tjetër me Manchester United, pa harruar atë të vitit 2014 me “Los Blancos”. CR7 është në ndjekje të rekordit të Gento, i cili ka fituar gjashtë Champions dhe është më i motivuar se kurrë.

Paco Gento, presidenti aktual i nderit të Real Madridit, fitoi gjashtë herë këtë kompeticion me grupin e bardhë. Ai pasohet nga Ronaldo, Di Stefano, Maldini, Costacurta dhe disa lojtarë të Real Madridit, me nga pesë Champions (dikur quhej Kupa Europiane). Me nga katër trofe janë: Pique, Messi, Xavi, Iniesta, Seedorf, Phil Neal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?