Ronaldo “mbret” i Instagramit, Messi kalohet edhe nga Neymar
Debati mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është mjaft i ndezur edhe sa i përket përfitimeve jashtë fushave të lojës. Në këtë drejtim portugezi është dukshëm më i suksesshëm.
Falë 141 milionë ndjekësve që ka në Instagram, CR7 përfiton shifrën e çmendur të 641 mijë eurove për çdo postim që bën në profilin e tij në Instagram. Shifrat e zbuluara nga revista amerikane Forbes, vinë edhe si pasojë e pëlqimeve dhe komenteve të shumta që ylli portguez merr në Instagram nga 141 milionë ndjekësit e tij.
Messi përfiton shifrën e 427 mijë eurove për çdo postim ndërkohë që Neymar merr më shumë se argjentinasi i Barçës plot 513 mijë euro, ndërsa në listën e atyre që fitojnë më shumë përsa i përket futbollistëve janë edhe David Beckham, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimovic e Luis Suarez.
Megjithatë Ronaldo nuk është ai që përfiton më shumë para nga Instagrami pasi mbretëresha e vërtetë është motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner me 850 mijë euro për çdo postim e ndjekur nga këngëtarja Selena Gomez me 684 mijë euro për çdo postim.
KOHA JONË SONDAZH

