Ronaldo me zemër të madhe, dhuron 1.5 mln euro për palestinezët
Cristiano Ronaldo njihet si një nga futbollistët më humanë dhe këtë gjë e konfirmon shpesh herë. Ylli portugez ka dhuruar 1,5 milionë dollarë për Palestinën me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sulmuesi i Juventusit dhuroi për fëmijët palestinezë 1,5 milionë euro edhe në vitin 2012, kur lejoi shitjen me ankand të trofeut të tij personal të Këpucës së Artë.
Dhurimi është një gjest solidariteti që mund të lehtësojë nevojat e palestinezëve, veçanërisht në Gaza, të cilët janë bllokuar nga toka, deti dhe ajri nga masat e vendosura nga Izraeli, duke ndikuar në jetën e palestinezëve.
34-vjeçari njihet si një person me zemër të madhe, pasi dhuron shpeshherë shuma të mëdha parash për të ndihmuar nevojtarët, por Palestina është një nga vendet për të cilët ka bërë më tepër donacione.

KOHA JONË SONDAZH

