Ronaldo, Modric dhe Salah sfidohen për çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA
Cristiano, Modric dhe Salah janë tre finalistët e çmimit të lojtarit më të mirë të FIFA-s. Futbollisti i Juventusit, Real Madridit dhe Liverpulit kanë tejkaluar listën e 10 më të mirëve, një listë që u publikua dy vite më parë. Mungesat e mëdha janë Lionel messi dhe Griezmann.
Cristiano do të mbrojë çmimin e fituar në dy sezonet e fundit. Pavarësisht se u eliminua shpejt në Kupën e Botëve, ai ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe fitoi sërish Champions League me Realin. Në ditët e fundit ka pasur shumë polemikat për dhënien e çmimit të lojtarit më të mirë të UEFA-s për Luka Modric. Ky i fundit ndërkohë është finalist edhe i çmimit “The Best”. Kroati shihet si favorit edhe për këtë çmim individual, ndërkohë që befasues është prezenca e Mohamed Salah në këtë listë, pasi ai nuk fitoi tituj dhe nuk kaloi as fazën e grupeve në Botëror me Egjiptin.
Mungesa e madhe është Leo Messi. Argjentinasi nuk ka munguar asnjëherë në listën e podiumit që nga viti 2007. Messi ka fituar pesë herë çmimin për lojtarin më të mirë të FIFA-s. Në dy sezonet e fundit ka qenë i dyti pas Cristiano Ronaldos.
Në kategoritë e ndryshme, finalistët janë:
PORTER: Courtois (Real Madrid), Lloris (Tottenham) dhe Schmeichel (Leicester).
PUSKAS (goli më i mirë): Bale, Cheryshev, Christodouloupoulos, De Arrascaeta, McGree, Messi, Pavard, Quaresma, Cristiano dhe Salah.
Trajneri më i mirë : Dalic (Kroaci), Deschamps (Francë) dhe Zidane (Real Madrid).
Trajnerja më e mirë femër : Pedros (Francë), Takakura (Japoni) dhe Wiegman (Holandë).
Futbollistja më e mirë: Hegerberg (Norvegji), Marozsan (Gjermani) dhe Marta (Brazil).
Futbollisti më i mirë: Cristiano (Real Madrid / Juventus), Modric (Real Madrid) dhe Salah (Liverpool)
/Koha Jonë/
Finalists: #TheBest FIFA Men's Player Award ?
?? @Cristiano
?? @lukamodric10
?? @MoSalah#FIFAFootballAwards pic.twitter.com/L1ckRiZTv6
— FIFA.com (@FIFAcom) September 3, 2018
KOHA JONË SONDAZH

