Ronaldo ndërton hotel të ri në Paris, i gjashti i grupit “Pestana Cr7”

Cristiano Ronaldo do të ndërtojë një hotel të ri  në Paris, i cili është i gjashti. Lajmi është publikuar nga grupi i hoteleve “Pestana”, ku futbollisti i Juventusit është aksioner. Në komunikatën për shtyp theksohet se, përurimi i këtij hoteli është parashikuar të bëhet në vitin 2021.

“Hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma. Me këtë kapacitet, ai do të jetë më i madhi i rrjetit CR7”, kanë deklaruar përfaqësuesit e grupit “Pestana”. “Bëhet fjalë për një investim prej 60 milionë eurosh dhe, si të gjitha hotelet e ndërtuara deri më tani, investimi do të jetë 50 me 50, pra gjysmën e investimit do ta bëjë 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe pjesën tjetër grupi ‘Pestana’”, thuhet më tej në deklaratë.

Ylli portugez ka përuruar në vitin 2016 hotelet e tij të para në Lisbonë dhe në Madeira, në vendlindjen e tij, ndërkohë që brenda vitit 2020 duhet të hapë edhe 3 hotele të tjerë në Madrid, Nju Jork dhe Marakesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?