Ronaldo një “ditëlindje” fenomeni, numrat në Champions e bëjnë një “alien”

Sërish ai, sërish Cristiano Ronaldo. 12 vite ekzaktësisht nga goli i parë në Champions League, fenomen portugez i Juventusit ishte vendimtar edhe dje në mbrëmje në “Johan Cruijff Arena”. Vetëm Zlatan Ibrahimovic ka shënuar aq gola sa ai në këtë stadium, nga 6 rrjeta. Ronaldo ka arritur në kuotën e 125 golave në historinë e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, duke qenë golashënuesi më i mirë.

Goli i parë i portugezit në Champions është shënuar më 10 prill 2007, kur realizoi në fitoren 7-1 të United ndaj Romës në “Old Trafford”. 12 vite më pas ai gjeti sërish golin ndaj Ajax, duke realizuar me një mesatare 11 gola për çdo pjesëmarrje, ose në çdo 111 minuta, një shifër e frikshme.

Ronaldo bëhet gjithmonë edhe më vendimtar në fazën më eliminim direkt, teksa asnjë nuk ka bërë më mirë se ai në Champions në këtë fazë. Gjithsej CR7 ka shënuar 64 gola në total, teksa prej tyre 23 në fazën e 1/8-ve, 24 në çerekfinale, 12 në gjysmëfinale dhe 4 në finale. Numra fantastik, kur mendon se ndjekësi më i afërt me të është Lionel Messi me vetëm 42 gola, ndërkohë që pas tyre është Thoms Muller me 21.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajax është viktima e dytë më e preferuar për portugezin në Champions (8 gola), vetëm Juventusi ka pësuar më shumë gola nga Ronaldo (10). Tifozët bardhezi kanë nisur që të ëndërrojnë triumfin në Champions, numrat e Cristianos i japin edhe më shumë shpresë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?