Ronaldo nuk shkon në “Bernabeo”, Messi i vetëm në finalen e Libertadores

“Santiago Bernabeu” do të jetë stadiumi që do të presë ndeshjen e dytë të finales së Kupës së Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors, më 9 dhjetor. Të ftuarit e veçantë në këtë ngjarje të rëndësishme për futbollin amerikano-latin, e sidomos atij argjentinas, ishin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Të dy yjet e futbollit botëror u parashikua të ishin bashkë në shkallët e stadiumit të Realit të Madridit, për të ndjekur këtë ndeshje, por në fund ai që do të shkojë është vetëm Lionel Messi. Argjentinasi duket se e ka pranuar ftesën e bërë nga Federata agjentinase, gjë që nuk ka ndodhur me Ronaldon.

Sipas të përditshmes “AS”, që citon burime pranë futbollistit portugez, Ronaldo nuk është ende gati që të kthehet në “Santiago Bernabeu”, kjo për faktin se raportet mes tij dhe klubit madrilen u prishën që pas largimit të tij në drejtim të Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?