Ronaldo shpallet fajtor për evazion fiskal, do të dënohet me dy vjet burg por …
Cristiano Ronaldo është shprehur i gatshëm për t’u konsideruar fajtor për mashtrimin tatimor, teksa ai do të paraqitet në Gjykatën e Drejtësisë së Madridit për të nënshkruar marrëveshjen.
CR7 tashmë e ka likuiduar gjobën ndaj Thesarit (pjesa më e madhe është paguar më 6 gusht, kur derdhi 13.4 milionë euro në arkën publike spanjolle), por ende nuk ka dalë në Gjykatë dhe përpara Prokurorit, siç është e shënuar në ligj. Avokati i tij, José Antonio Choclán, po përpiqet që dënimin me dy vite burg ta zëvendësojë me një gjobë shtesë prej 375.000 euro, por drejtësia nuk e ka pranuar ende këtë gjë në negociata.
Këtë javë, edhe një lojtar tjetër portugez ishte në Madrid. Bëhet fjalë për Coentrao, i cili, gjithashtu, është ndëshkuar për krimin e mashtrimit financiar, me gjobën përkatëse. Ai ka kaluar nëpër të njëjtën rrugë, si dhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
KOHA JONË SONDAZH

