Ronaldo “shterpë”, asnjë në Europë nuk ka gjuajtur më shumë se portugezi
Dy statistika, njëra e kundërt me tjetrën. Që kur ka mbërritur në Torino, janë përgatitur dy festa për Cristiano Ronaldon. Në debutimin në Serie A ai sfidoi Chievon në një stadium të mbushur plotë që priste golin e tij edhe pse ishte kundërshtar. Juventusi shënoi tre gola, ndërkohë që në këtë listë nuk figuronte emri i CR7. Në festën e dytë, që këtë herë u bë në fushën ku lindi dhe “dashuria” me bardhezinjtë, ai sfidoi Lazion. Juventusi fitoi 2-0, ndërkohë që sërish mungonte emri i tij në listën e shënuesve.
Të shohësh shifrën 0 pas dy javësh, të bën përshtypje, por një statistikë e dytë të bën të mendosh për një moment. Kundër tij, Sorrentino dhe Strakosha bën një seri pritjesh spektakolare, duke i mohuar në këtë mënyrë golin e parë, dhe duke e detyruar portugezin që të tentonte të realizonte edhe me dorë.
Jo vetëm në Serie A, por në të gjitha pesë kampionatet kryesore, ai është futbollisti që ka gjuajtur më shumë: 15 herë në dy ndeshje, në 8 prej tyre ka gjetur kuadratin e portës. Goli mund të vijë nga momenti në moment. Kur ai fillon të shënojë është e vështirë ta ndalësh, sipas statistikave të sezoneve të fundit.
I vetmi që i afrohet Cristiano Ronaldos në numrin e goditjeve është Dzeko, i cili në dy ndeshjet e para në kampionat ka gjuajtur 14 herë. Boshnjaku gjithsesi nuk ka goditur as shumë në kuadrat si ai. Aguero dhe Salah ndërkohë kanë vetëm nga 5 goditje për ndeshje, ndërkohë që Messi ka vetëm 4.5 për ndeshje.
Siç raportohet nga agjencia e lajmeve “Agimeg”, bookmakers-at kanë filluar që të jenë skeptikë për Ronaldon, Nga 1.90 që ishte koeficienti para fillimi të kampionatit, tashmë ka shkuar në 2.25, por sërish mbetet më i ulëti mes sulmuesve të tjerë në Seria A. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

