Ronaldo: Tani fillon pjesa më e bukur e sezonit
Vijnë golat te Juventusi për Kristiano Ronaldon dhe natyrshëm që kalon edhe stresi i krijuar këto javë pasi të gjithë kishin filluar të vinin në dyshim aftësinë e portugezit për të gjetur rrjetën edhe në Itali.
Këtë e pranon edhe vetë futbollisti në një prononcim për mediat italiane pas ndeshjes së sotme. “Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për golin. Sasuolo ka luajtur shumë mirë, por ne kemi krijuar shumë raste.
E gjithë ajo që kishte ndodhur na kishte sjellë pak ankth, duhet të ndihmoj shokët e skuadrës pasi më kanë ndihmuar shumë”,-tha Ronaldo për mediat italiane.
Portugezi pret tani me padurim të zbresë në fushë në një turne të cilin e njeh mirë si Liga e Kampioneve, të cilën e ka fituar në tre edicionet e fundit dhe sigurisht që bardhezinjtë e kanë afruar pikërisht për këtë. “Tani fillon Liga e Kampioneve, është kompeticioni që më pëlqen më shumë. Grupi është shumë i vështirë, shpresojmë që të kemi edhe pak fat”,-tha Ronaldo pas ndeshjes së djeshme.
KOHA JONË SONDAZH

