FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo: Tani vjen e bukura në Champions, ja pse nuk kam pushuar asnjëherë

Cristiano Ronaldo kaloi një mbrëmje të errët në Zvicër ndaj Young Boys duke mos shfrytëzuar tre mundësitë e mira që pati për shënim. Gjithsesi Juventusi e mbylli në vendin e parë, teksa ylli portugez ka dhënë përshtypjet e tij pas kualifikimit.

“Tani vjen më e bukura në Champions League, do të jenë ndeshje të rëndësishme. E njoh potencialin e skuadrës, jam i qetë. Më vjen keq për dje, mund të kisha shënuar dhe gjërat do të kishin shkuar ndryshe. Nuk ka problem, jemi sjell mirë, kemi një finale në janar.

Nuk pushon kurrë? Ndihem mirë, flas gjithmonë me trajnerin. Nuk kam shkuar me kombëtaren, ndjek një program të ndryshëm. Do të pushojë më vonë, nuk ka asnjë problem”, deklaroi Ronaldo. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?