Ronaldo vendos rekord dhe zbulon të ardhmen e tij te Juventusi

Juventusi festoi sot titullin e 8 kampion radhazi në kampionatin italian, që është njëkohësisht i 35-ti në historinë e klubit bardhezi, ndërsa një nga protagonistët e suksesit të këtij sezoni, është padyshim Cristiano Ronaldo. Portugezi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar Premier League, La Liga dhe Serie A.

Në përfundim të takimit, CR7 nuk e fshehu kënaqësinë që arriti të fitojë titullin kampion që në sezonin e tij të parë në Itali, ndërsa konfirmoi se do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që fitova titullin kampion edhe në një tjetër shtet, që në vitin tim të parë. Kemi fituar titullin dhe Superkupën e Italisë këtë sezon, ndaj jemi shumë të lumtur me punën që kemi bërë. Unë do të mbetem te Juventus me 1000 %, ndërsa sezoni tjetër do të jetë akoma më i mirë për ne. Championsin e fiton vetëm një skuadër dhe ndonëse nuk ia dolëm këtë vit, do të synojmë sërish vitin tjetër”, tha portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?