Rooney i kërkon falje familjes dhe klubit të Derby-it pas skandalit me dy biondet

Wayne Rooney ka vendosur të reagojë duke kërkuar falje për skandalin e fundit, ku ju publikuan disa foto me dy bionde në një hotel. Ish-sulmuesi i ka kërkuar falje familjes dhe klubit të Derby-it.

“E bëra një gabim. Shkova në një aheng privat me dy miq të mi dhe nga ana ime, dëshiroj t’iu kërkoj falje familjes dhe klubit për fotografitë që po qarkullojnë dhe dua ta lë pas këtë”, deklaroi Rooney.

Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Unitedit shtoi: “I jam mirënjohës Derby Countyt që ma dha mundësinë për ta kthyer këtë klub aty ku e ka vendin dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’u siguruar se kjo do të ndodhë”. Rooney ka bërë një ankesë në polici për shantazh me fotografi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?