FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rover Plate refuzon të luajë në “Santiago Bernabeo”, shpjegon arsyet

Dje u konfirmua zyrtarisht që Superclasico e futbollit argjentinas në Spanjë, pasi CONMEBOL arriti një akord me federatën spanjolle që sfida të luhej në “Santiago Bernabeu”, më datën 9 Dhjetor, në orën 20:30.

Gjithsesi duket se situata nuk është zgjidhur pasi River Plate ka refuzuar që të të luajë në Spanjë. Nëpërmjet një komunikate, “Los Millionarios” u shprehën kundër vendimit për të luajtur në “Santiago Bernabeo”, ndërsa renditën edhe arsyet pse ata mendojnë se sfida duhet të luhet në “Monumental” dhe në asnjë stadium tjetër.

Sipas klubit të Riverit, zhvillimi i ndeshjes në Spanjë dëmton konkurrencën, pasi sfida e parë u luajt në stadiumin e Bocës, ndërsa penalizon edhe shumë prej tifozëve të skuadrës vendase, që paguan shumë për biletën, por që nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë në “Santiago Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke theksuar se incidentet ndodhën jashtë perimetrit të sigurisë së stadiumit, gjë që është përgjegjësi e autoriteteve dhe jo e klubit të River Plate, “Los Millionarios” theksojnë se refuzojnë plotësisht të luajnë në Spanjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?