FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrahmani shpëton Gattuson, Napoli shtang Juventusin dominues (VIDEO)

Napoli ka arritur një fitore të papritur 1-0 ndaj Juventusit, duke i dhënë fund serisë së rezultateve pozitive të bardhezinjve. Shpëton Gattuso, që ishte në rrezik shkarkimi me një humbje.

Në minutën e 31-të Napoli do të kalonte në avantazh. Rrahmani merr një goditje nga Chiellini, teksa arbitri i ndihmuar edhe nga VAR jep 11-metërsh. Nga pika e bardhë Insigne, arriti që të realizonte.

Juventus reagoi mjaft mirë duke krijuar shanse të shumta shënimi me Chiesa-n dhe Ronaldon, por portieri Meret dhe Napoli ishin me fat. Pavarësisht ndërhyrjeve të Pirlos dhe dominimit të bardhezinjve, sërish rezultati nuk do të ndryshonte deri në fundin e ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshje shumë e mirë e Rrahmanit në mbrojtje, që u vlerësua si një nga më të mirët në fushë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?