Rrahu gjyqtaren e ndeshjes, Disiplina dënon me 1 vit futbollisten seksi shqiptare
Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot, vendimet për javën që lamë mbi ato shkelje që kanë ndodhur në fushat e blerta. Një nga vendimet që ra në sy dhe dënimi i futbollistet Paula Jaku, që luan për skuadrën e Juban Danjës.
Futbollistja seksi është dënuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj zyrtares së ndeshjes dhe për këtë akt, ajo u dënua me një vit përjashtim nga futbolli.
Paula Jaku është një nga futbollistet më të mira në Shqipëri për goditjet e dënimit. Gjithashtu ajo mbahet si një nga femrat më seksi në botën e futbollit të femrave në vendin tonë.
“Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti”, shkruhet në vendimet e Disiplinës.
KOHA JONË SONDAZH

