FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfehet talenti 16-vjeçar i Dortmundit: Ëndërroj të luaj për Kosovën

16-vjeçari me origjinë nga Kosova i cili luan si mesfushor tek Borussia e Dortmund-it, Rilind Hetemi, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës.

Futbollisti deri më tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U15 dhe U16, dhe ku gjithsej ka 5 paraqitje.

Hetemi ka thënë se, “Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shënuar javën e kaluar me skuadrën e Dortmundit U19 ndaj Monacos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Kjo dëshirë e shprehur nga Hetemi, vjen në një kohë kur përfaqësuesja e Kosovës ka marrë kohët e fundit një sërë rezultatesh pozitive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?