Rrëfimi i Hazard: Chelsea nuk më lejoi të largohesha në verë, por nuk jam penduar
Eden Hazard ëndërron të luajë për Real Madridin, por ai kërkon që të ndahet në mënyrën më të mirë nga Chelsea. Ylli belg së fundmi ka dhënë një intervistë për “Telefoot” , duke pranuar se ka pasur bisedime zyrtare për të lënë Londrën verën e kaluar, por klubi anglez nuk pranoi.
“Chelsea ishte i qartë me mua (në verë), nuk mund të largohesha nga klubi dhe unë e pranova, gjithsesi … Qëndroja apo largohesha, unë do të isha i lumtur, nuk pendohem fare për atë vendim”.
Belgu kërkon që të nisë një përvojë të re, por nuk kërkon që të ndahet nga Blutë e Londrës në mënyrë jo paqësore.
“Kur merr vendimin, edhe mund të thuash fjalën e fundit të parë, por nuk duhet ta bësh këtë ndaj klubit. Chelsea më ka dhënë shumë, edhe nga Lille u largova në një mënyrë paqësore dhe dua ta bëj edhe këtu një gjë të tillë”, deklaroi Hazard. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

