FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi i Iniestës: Isha në depresion, Mourinho sillte vetëm urrejtje

Andres Iniesta ka pasur momentet e tij të errëta, sfida të vështira për të zhvilluar, e jo vetëm në fushën e lojës. Mesfushori spanjoll ka folur për këto momente në një intervistë për medien spanjolle, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndieu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009.

“Gjithçka ndodhi pas fitores së 3 trofeve me Barcelonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Chelseat… ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash. Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale, e një pasdite në shtëpi e ndjeva veten keq. I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja. Njerëzit lëvizin nga një shpresë, dëshirë, objektiv”, tha Iniesta.

Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme, por edhe tensionesh, në ndeshjet me Realin e Madridit, kur ky i fundit kishte në pankinë Jose Mourinhon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme. Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm. Në atë kohë nuk shikoje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, deklaroi Iniesta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?