Rrëfimi i Keidi Bare: Spanja si “parajsë”, në Shqipëri hanë vetëm … fasule

Në një Shqipëri të varfër, mes rënies së sistemit piramidal financiar, që mund të kishte qenë një luftë e përgjakshme civile, lindi Keidi Bare, djali i një ish-futbollisti. Ishte gushti i vitit 1997, kur rendi social dhe ushtarak filloi të vendosej në vendin e tij ballkanik falë ndihmës së OKB-së. Një konflikt tjetër luftarak, ai i Kosovës, kërcënoi stabilitetin e zonës.

Fëmijëria dhe futbolli- “Unë kam  lindur në një situatë lufte dhe gjërat ishin shumë të vështira në 1997-ën. Prindërit e mi kanë vuajtur më shumë, pasi kanë kaluar një kohë shumë të keqe. Që kur isha fëmijë kam pasur të dhëna për t’u marrë me futboll. Kam qenë shumë i mirë në shkollë, por spikasja më terpër në futboll. Prindërit kanë bërë më të mirën për mua dhe në moshën 11-vjeçare më çuan në Greqi”.

Karriera- “Pas 5 vitesh në Greqi, u ktheva në qytetin tim dhe luajta me Apoloninë. Për pesë muaj u ftova për provë tek Atletico Madrid. U trajnova për katër ditë aty dhe shkuam në një turne në Gjeorgji. U bëra pjesë e Atletiko Madridit, ku qëndrova për pesë vite. Në fund të sezonit të kaluar vendosa t’i bashkohem Malaga-s”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pezullimi- “Kur isha me të rinjtë kam bërë një gabim shumë të madh, për të cilin pendohem çdo ditë e më shumë, duke ofenduar arbitrin, më kushtoi një dënim shembullor me 9 ndeshje pezullim. Bëra diçka të keqe për veten dhe për ekipin, por vendosa të shkoja te Malaga”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Malaga- “Unë nuk jam nga ata lojtarë, që mjaftohen me stërvitje dhe qëndrim në stol. Ika nga Atletiko për të bërë diçka më të madhe dhe kur më kërkoi Malaga nuk u mendova shumë.Ndeshja e parë nuk shkoi siç doja unë. Në Zaragoza isha nervoz dhe i lumtur, kur më thanë se do të luaja nga fillimi, pasi kisha debutuar pak minuta, në fund të sfidës së mëparshme me Sporting. Mbaj mend se kemi fituar 2-0. Alfred N’Diae është një pasqyrë për mua, është një lojtar dhe njeri i mirë, më ndihmon shumë brenda dhe jashtë fushës”.

Jeta në Spanjë- “Ky vend është një parajsë, qoftë për plazhin, apo për ushqimet e detit. Kjo është gjëja që më pëlqen më së shumti. Në Shqipëri ezkiston vetëm  një gjellë, që të gjithë e pëlqejnë, ajo me fasule. Të gjithë shqiptarët e hanë, vetëm unë jo (duke qeshur)”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?