Rrëfimi i Qakës: Më pëlqen jeta në Rumani, por ka shumë qen në rrugë
Kamer Qaka është një ndër mesfushorët më të spikatur në Rumani. Mesfushori i afruar në grumbullimin e fundit nga trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi është kthyer në një nga emrat më të përfolur për shkak të aftësive të treguara prej tij me paraqitjet në kampionat. “Fanatik.ro’ ka bërë një intervistë mjaft interesante me 22-vjeçarin shqiptar duke na treguar disa nga “sekretet e jetës së tij”
Ku kishit dëgjuar për Poli Iasi dhe për futbollin rumun para se të vinit këtu?
Një ditë, një agjent erdhi tek unë dhe më pyeti: ‘Çfarë do të thoshit nëse do ju thosha të vinit në Rumani? Shiko, unë kam një ekip për ju’. I thashë, ‘Sigurisht, pse jo?’. Doja një sfidë të re, të largohesha nga Norvegjia dhe të shihja vende të tjera. Natyrisht, nuk kisha dëgjuar për Poli Iasi, vetëm për Steaua dhe për Kluzh. Ku i pashë? Në ndeshjet e grupeve të Champions. Kam parë ndeshjet e tyre dhe më ka pëlqyer futbolli që luanin. Për pjesën tjetër të klubeve nuk kisha dëgjuar. Edhe Dinamon e njoha kur erdha këtu.
Cila është diferenca mes futbollit në Norvegji dhe atij në Rumani?
Është i dukshëm. Në Norvegji janë të çmenduar pas dueleve fizike. Në Rumani luhet më shumë futboll të thuash. Unë jam lojtar teknik, më pëlqen të kem topin, të pasoj. Besoj e kupton se më pëlqen më shumë këtu.
Si është jeta në Rumani?
Më pëlqen shumë. Është bukur, njerëzit janë shumë të dashur dhe të ngrohtë. Dhe ajo që më pëlqen më shumë … është lirë. Shumë e lirë! Unë vij nga Norvegjia, atje ku jeta është shumë më e vështirë. Mund të dalësh në qytet, të darkosh dhe të kesh më shumë kënaqësi me pak fjalë.
Çfarë nuk ju pëlqen?
Unë kam qen në shtëpi, dhe i dua shumë kafshët. Këtu kam parë shumë qen në rrugë. Kjo më bën të trishtohem, sa herë shoh qen në rrugë.
Steaua e Bukureshtit dëshiron që të blejë juve, sepse janë impresionuar nga paraqitjet e tua
Kam dëgjuar për interesimin e Steauas së Bukureshtit, dhe më vjen shumë mirë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i lumtur në Iasi për momentin.
Te Steua ka shumë presion, ju e dini që Bicali i kritikon shumë lojtarët
E di, por nuk kam frikë. Mund të përballoj çdo lloj presioni, edhe atë te Steaua-s. Unë nuk e kam problem çfarë të tjerët thonë për mua, shoh punën time në çdo lloj situate.
Lojtari më i mirë? Një i vogël, nga Kraiova, sulmuesi.. Si quhet ai?”. “Baluta? Po ai. Është shumë i shpejtë dhe teknik, Gjithashtu finalizon shumë mirë. Edhe kolegu im, Katalin Stefanesku. Idhulli im është Marko Verrati. Ai ka gjithçka, teknikë, forcë dhe vizion në lojë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

