Rrëfimi i Tottit: Nedved ishte i papërmbajtshëm, doja ta godisja me grusht …

Francesco Totti zbulon detajet të reja nga autobiografia e tij. Ish-kapiteni i Romës ka sulmuar yllin e Juventus Pavel Nedved në autobiografinë e tij. Ai ka rikujtuar ndeshjen e Italisë në Kupën e Botës 2006 ndaj Republikës Çeke ku është përballur me Nedved.

“Atë ndeshje Nedved ishte i papërmbajtshëm, më dhemb ta them këtë gjë pasi nuk e duroja dot në fushë. Ai ishte një qaraman. Pak ta prekje fluturonte 10 metra. Të bënte ta godisje me grushte. Por ai ishte shumë i mirë.

Në atë ndeshje ishte akoma më mirë se zakonisht dhe Buffon duhet të bënte tre-katër pritje të nivelit të lartë për ta ndalur. Nuk e kam fshehur asnjëherë antipatinë që kam për të, gjithsesi, ai u soll shumë mirë kur u takuam gjatë shortit të Champions League në Monte Carlo”, ka rrëfyer Totti.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?