FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi i tronditës i Alijit për vdekjen e babait: Kuptova që duhet të kaloja kohë me të …

Pas rrëzimit të Virtus Entellas nga Serie B në Lega Pro verën e kaluar, Naser Aliji mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer në Zvicër te skuadra modeste e FC Baden ku hodhi hapat e parë në karrierë. Alijit i përfundoi kontrata me Entellan por interesimi për mbrojtësin nga klube të ndryshme nuk ka munguar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi përmes një prononcimi të dhënë për “Blick” në Zvicër. “Kisha disa oferta, por u ktheve te FC Baden për të qëndruar pranë familjes. Babai im u diagnostikua me kancer dhe vendosa që muajt e fundi të jetës së tij t’i qëndroja pranë.

Nuk isha i zhgënjyer gjatë verës vetëm se nuk kisha një klub. Papritur e kuptova që duhet të kaloja kohë me babanë tim. Ishte në muajt e fundit të jetës së tij”, deklaroi Aliji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi i majtë po stërvitet te FC Baden, klubi ku edhe ku ka hedhur hapat e para në futboll.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?