Rrëfimi prekës i Abidal: Mesi më tha “mos na dërgo më video”

Më 15 mars të vitit 2011, Barcelona doli me një deklaratë duke njoftuar se Erik Abidal vuante nga kanceri i mëlçisë dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni. Pothuajse dy vjet më vonë, pas një periudhë të gjatë ai u rikuperua dhe ishe i gatshëm për të luajtur sërish futboll. Por nuk ishte e lehtë, pasi ai ka kaluar shumë muaj duke vuajtur si fizikisht edhe nga ana emocionale. Në një intervistë për “Canal +” të Francës, ish-futbollisti tregoi se e përjetoi shërbimin dhe zbuloi kërkesën e bërë nga Lionel Messi pasi e pa atë në një video.

“Ishte një dhimbje që nuk do ta harroj gjithë jetën, ishte e padurueshme, sikur të kisha një thikë të ngulur në trup. Kur doktori më tha se duhej të operohesha përsëri, u gëzova. Ishte një vuajtje që nuk ia uroj askujt. Isha shumë i dobët dhe bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve para një ndeshje, për t’u dhënë zemër. A e dini çfarë më tha Mesi? ‘Mos na dërgo më gjëra të tilla se na dëmton’. Unë nuk e shihja në atë mënyrë, po përpiqesha t’i inkurajoja ata, por më thanë se më shihnin si kufomë dhe se i mërzisja”, ka thënë ai.

Më pas ai ka kujtuar vizitën e Tierri Henri në spital: Ai ishte lojtar i Nju Jork Red Buils dhe kur e pashë, qava si fëmijë. Nuk dëshiroja të më shihte ashtu, por më pëlqeu që erdhi të më shihte”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?