FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfimi shokues i Pele: Kam pasur shumë lidhje, nuk e di se sa fëmijë kam!

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka shokuar në një dokumentar të transmetuar në Netflix, pasi ka deklaruar se ka pasur aq shumë lidhje me vajza të ndryshme, sa nuk di numrin e fëmijëve të tij. Tashmë në moshën 80-vjeçare, ai ka pranuar se ka pasur shumë lidhje martesore, nga një pjesë e madhe e të cilave kanë ardhur në jetë edhe fëmijë.

“Të jem i ndershëm, kam pasur shumë lidhje jashtëmartesore, nga një pjesë e të cilave kemi sjellë në jetë edhe fëmijë. Megjithatë për ekzistencën e fëmijëve, jam vënë në dijeni shumë kohë më vonë”, tha Pele.

Një nga vajzat të cilës Pele nuk ia njohur kurrë këtë të drejtë, as pasi e fitoi me vendim gjykate në vitin 1996, ishte Sandra Machado, e ardhur në jetë pas një marrëdhënieje dashurie mes sulmuesit e kamerieres Anisia Machado. Sandra vdiq nga kanceri në vitin 2006.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht Pele ka 5 fëmijë të ligjshëm nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas, si dhe Flavian, një vajzë të ardhur në jetë nga një marrëdhënie me gazetaren Lenita Kurtz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?