Rrezikoi jetën e rivalit në pistë, Romano Fenati përjashtohet nga skuderia e tij

Gjesti i shëmtuar i Romano Fenatit në garën e Misanos të Moto2, tronditi të gjithë botën e motorave. Gjatë një dueli me italianin tjetër, Stefano Manzi, Fenati ka kapur frenat e kundërshtarit të tij, duke i rrezikuar dhe jetën, me shpejtësitë e larta që motorat kishin në atë moment.

Nuk kanë munguar akuzat ndaj italianit, me Cal Crutchlow që deklaroi se Fenati nuk duhet të hipë më kurrë mbi motor, apo Valentino Rossin i cili e cilësoi si një zhgënjim total. Vetë ekipi i 22-vjeçarit, Team Snipers, dënoi ashpër veprimin e pilotit të saj duke e përjashtuar nga skuadra, e duke i kërkuar falje të gjithë botës së sportit për shembullin e keq të dhënë.

Mësohet se piloti ka marrë dhe kërcënime për vdekje, për shkak të veprimit të bërë. FIM e ka dënuar italianin me 2 gara pezullim, ndërkohë që shumë pilotë e drejtues kanë kërkuar pezullimin e tij të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?