Rrezikon rënien nga kategoria, skuadra shqiptare paguan 12 milionë lekë
Humbjet ndaj Elbasanit dhe Cërrikut kanë sjellë një emergjencë totale te skuadra e Tomorit, e cila rrezikon zbritjen në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar.
Klubi beratas ndodhet në vendin e tretë nga fundi dhe vetëm një pikë e ndan nga zona “play-out”. Për këtë fakt, drejtuesit beratas kanë zhvilluar një mbledhje emergjente me futbollistët e skuadrës, duke folur gjërësisht mbi humbjen dhe pasojat. Nga takimi drejtuesit kanë arritur një marrëveshje me futbollistët për objektivat deri në fund të sezonit, duke u shprehur optimist për mbijetesën.
Ndërkohë, klubi ka vendosur të shlyej plotë 12 milionë lekë gjobën e dy ndeshjeve të radhës, në mënyrë që t’i zhvillojmë ato në fushën tonë dhe me praninë e tifozëve.
Njoftimi i plotë:
Futboll Klub Tomori
Normalisht që humbja kundër dy skuadrave të dobëta është e patolerueshme.
Sot në orën (15:00) kemi zhvilluar një mbledhje emergjente me futbollistët e skuadrës, duke folur gjërësisht mbi humbjen dhe pasojat. Kemi arritur një marrëveshje me futbollistët për objektivat deri në fund të sezonit dhe jemi optimist për mbijetesën.
Klubi ka vendosur të shlyej plotë 12 milion lekë gjobën e dy ndeshjeve të radhës, në mënyrë që ti zhvillojmë ato në fushën tonë dhe me praninë e tifozëve.
KOHA JONË SONDAZH

