FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rudi Vata: Nuk mund të ketë një garë të rregullt, të pastër në një vend si Shqipëria

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Rudi Vata ka komentuar garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos për Presidentin e ardhshëm të FSHF-së. Vata tha se dueli është interesant, por shtoi se si Duka, ashtu edhe Fino dinë si fitohet në Shqipëri, ku sipas tij mungon transparenca dhe jo çdo garë është e rregullt.

“Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente. Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çdo nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet“, u shpreh Vata për Report tv.

Ish-kandidat për president në FSHF, kujtoi garën e humbur përballë Armand Dukës katër vite më parë, duke shtuar se futbolli shqiptar ka nevojë për ndryshim absolut, duke lënë të kuptohet se ka ardhur momenti për largimin e Armand Dukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mund të ketë një garë të rregullt, të pastër në një vend si Shqipëria. Përderisa Shqipëria si një vend ku është instaluar në 27 vjet moskandidimi i vlerave, por njerëzit janë mbështetur nga politika, njerëzit janë bërë të suksesshëm përmes politikës dhe jo përmes vlerave, pra do ketë brenda blerjet, shitjet, tradhtitë e sigurisht që do ketë edhe korrupsion, ekziston në të gjitha fushat, shëndetësi, gjyqësor, e s’kishte si të qëndronte jashtë futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampionati shqiptar dihet që është i korruptuar, nuk shoh futbollistë të lumtur, nuk shoh tifozë në stadiume. Futbolli shqiptar është bërë si ato këpucët e Migjenit dhe ka nevojë për një ndryshim absolut“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?