Rui Costa: Ronaldo numri një në botë, ai nuk ka frikë nga asgjë
Ish-futbollisti i njohur, Manuel Rui Costa, ka folur për momentin pozitiv të Cristiano Ronaldos, duke thënë fjalët më të mira për yllin e skuadrës së Juventusit.
“Sinqerisht, kur vendosi të largohej nga Real Madridi, zgjedhja që bëri nuk më habiti. Juventusi përbën një sfidë të madhe në karrierën e tij. Cristiano nuk ka frikë të përballet me eksperienca të reja. Ai fitoi gjithçka në Angli dhe Spanjë, tani dëshiron të përsërisë veten në Itali. Ai është më i miri në botë.
Kur skuadra e tij gjendet në vështirësi, Ronaldo shfaqet gjithmonë vendimtar. Dhe pastaj, a ju duket si 34 vjeç? Bardhezinjtë me një goditje kanë bërë një marrëveshje të trefishtë: kanë marrë numrin një në planet, një sportist të jashtëzakonshëm, dhe me këtë operacion e kanë valorizuar klubin në mbarë botën. Shikoni “tripletën” e tij ndaj Atletico Madridit. Ne portugezët mund të jemi të njëanshëm kur flasim për CR7, por kjo është e vërteta.
Skuadra e Simeone thuajse kurrë nuk pëson tre gola, por Juventusi ka vetëm një mundësi për t’u kualifikuar; nëse Cristiano është në njërën nga mbrëmjet e tij të mëdha. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Ronaldo është stratosferik. Dhe duke e parë atë nga jashtë, te Juve duket shumë i lumtur”.
KOHA JONË SONDAZH

