Sacchi: Milani do të jetë rivali kryesor i Juves për titull!

Ish-trajneri i njohur, Arrigo Sacchi ka deklaruar se Milan mund të rivalizojë Juventusin në garën për titullin kampion. Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ai mendon se kuqezinjtë kanë ndërtuar një ekip fitues me Gatusson.

“Juventusi është favoriti i madh, por në të njëjtën kohë jam i bindur se Gattuso, një person i shkëlqyer dhe profesionist i jashtëzakonshëm, mund të bëjë gjithashtu një kërcim në kualitet. Milani do të jetë surpriza e vërtetë e kampionatit dhe mund të konkurrojë edhe për titullin.

Napoli-Milan? Një ndeshje shumë e hapur, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për kuqezinjtë. Milan duhet të luajë me kokën lartë, me mentalitetin e Milanit të madh të vjetër. Në këtë mënyrë vetëvlerësimi i grupit do të rritet në mënyrë drastike. Vitin e kaluar ishte një ekip i ri, tani e shoh atë të rritur, të përmirësuar në fakt. Shumë prej atyre djemve i kam njohur që prej kombëtareve të moshave. Caldara, Romagnoli janë djem fantastik. Unë e di vlerën e tyre njerëzore, e di mirë se janë bujarë, të motivuar. Ata nuk gabojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Higuain është një garanci, por mbi të gjitha ka një klub. Maldini dhe Leonardo kanë histori, kompetencë dhe karizëm, ishte themelore sepse klubi është gjithmonë në krye, më pas janë lojtarët”, u shpreh Sacchi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?