Sadiku debuton me dopietë në Bolivi (VIDEO)

Armando Sadiku debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në Bolivi me skuadrën e Bolivar. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në miqësoren ndaj Vilsterman.

Sadiku është shfaqur një vrastar në zonën e rreptësisë, teksa dy asiste perfekt të marrë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke rrëmbyer zemrat e tifozëve.

Ai shënoi në dy raste me këmbën e majtë, duke treguar aftësitë e tij të shkëlqyera në zonën e rreptësisë. Ndeshja miqësore mes Bolivarit dhe Vilsterman përfundoi me fitoren 4-3 të skuadrës së Sadikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1355573741678428162

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?