FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadiku e mbyll pa gol sezonin në La Liga, vë duart në kokë në golin e shokut të tij (VIDEO)

Armando Sadiku më në fund ka luajtur si titullar në ekipin e Levantes, në humbjen ndaj Selta Vigos, e vlefshme për javën e fundit të La Ligas. Sfida përfundoi 4-2, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares humbi mundësinë që të shënonte gol në këtë sezon.

Pas 5 fitoresh radhazi skuadra nga Valencia nuk arriti të bënte rezistencë përballë Selta Vigos edhe pse kaloi e para në epërsi me një super gol të mesfushorit Rokina. Sadiku vuri duart në kokë, pas këtij golit të mrekullueshëm.

Gomez dhe Iago Aspas me një dygolësh përmbysën shifrat duke ia bërë më të thjeshtë Seltës që falë këtij suksesi u shkëput me 3 pikë nga Levante duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?